Ristani: Të gjithë e kanë perceptimin se Basha është një skuth që gënjen

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se të gjithë e kanë perceptimin e Basha është një skuth që bën makinacione.

Ristani: Të gjithë e kanë perceptimin se Basha është një skuth që bën makinacione të tilla. Basha ka luajtur gjithmonë rolin që ka pasur, ndërsa Berisha ka qenë si deputetët e tjerë me një zë që pritej të dëgjohej. Por ai ka qenë një deputet dhe vendimet i merrte Basha.

Nuk kam pse të thur teorira sepse kryetari është institucioni dhe ka marrë përsipër të kryejë punën e tij. Nën drejtimin e Bashës ne jemi për herë të parë në opozitë për herë të tretë në këto 30 vite. Ka filluar perceptimi se kreu i PD-së nuk është lider dhe nuk është një burrë që mban fjalën, por që gënjen.