Ristani: Bashën për Berishën e kanë shantazhuar personalisht, ose të bashkëqeverisë me Ramën

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se ndaj Bashës kemi pasur një shantazh personal.

Ai shtoi se ose ka edhe një rrugë tjetër, që po flitet gjerësisht, që është e vetmja mënyrë që Basha e Rama të bëjnë bashkëqeverisje.

Ristani: Ndaj Bashës kemi pasur një shantazh personal dhe jo se atij i është thënë se do të largojë Berishën se do të izolojnë PD-në. Nuk më duket një shantazh i besueshëm ky, sepse Basha ka djegur mandate, pavarësisht presionit amerikan. Këtu Basha ka dalë si anti-amerikan.

Unë mendoj se ka pasur një shantazh personal. Ose ka edhe një rrugë tjetër, që po flitet gjerësisht, që është e vetmja mënyrë që Basha e Rama të bëjnë bashkëqeverisje.