Demalia: Loja me pro dhe anti amerikanë në Shqipëri është irracionale, e bëjnë servilët
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se po luhet shumë me pro dhe anti amerikanizmin në Shqipëri.
Ai tha se kush nuk e pranon largimin e Berishës është cilësuar si anti-amerikan dhe sipas tij këtë gjë e bëjnë ata njerëz që janë servilë dhe që kanë dënuar njerëz në regjimin e kaluar.
Demalia: Po luhet shumë me pro dhe anti amerikanizëm në Shqipëri. Është një gjë irracionale sepse ShBA-të kanë marrë një vendim për të ose lënë Berishën në SHBA. Është e drejta e tyre për çdo person. Rëndësia e një politikani si Berisha kanë bërë që ta bërë publike.
Por ta fusësh në këtë hulli që kush nuk e pranon largimin e Berishës është anti-amerikan. Këtë gjë e bëjnë ata njerëz që janë servilë dhe që kanë dënuar njerëz në regjimin e kaluar. Në SHBA kemi lirinë e individit. Kjo është një farsë e njerëzve servilë pa bosht që thotë se PD nuk mbijeton pa SHBA-të.

