Berisha: Basha tubimet tona i quan anti-amerikane, por me pabesi ai nuk fiton kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Fieri u shpreh se tubimin e tij dhe demokracinë shqiptare Basha e quan si anti-amerikane.

Ai shtoi se nuk do të pranjë kurrë një dënim politik dhe se me Bashën peng në krye të PD-së, partia nuk merr fitore.

Berisha: Këtë tubim sipas ish-kryetarit ai e quan antiamerikan. Dhe këto tubime, këto debate shpëtimtare për PD, demokracinë shqiptare qenkan antiamerikane. Po pse? Sepse i duhet atij për karrigen e tij. Tani unë e kam një eksperiencë të gjatë. Nuk është hera e parë që jam në këtë situatë. Edhe një gjë tjetër, ne kemi 30 vjet sot si parti, ne kemi tiparet tona, i kemi. Parti e vlerave, qendrës së djathtë, lirive të drejtave njerëzore. Kemi partner tonin si parti, partinë republikane të SHBA.

A mund të pranoj një dënim politik? Kurrën e kurrës. A duhet të pranojë PD dënimet politike? Kurrë nuk mund ti pranojë ato nga kushdo qofshin. Të rikthehemi si do ja nxjerrim për hundësh Ramës votat që vodhi e fitoret që grabiti. Si? Kjo është çështja e gjithë çështjeve. Imponoi pengut të tij, në Shqipëri hyn në histori për pabesi, por fitim nuk merr. Pse nuk vjen kryetari tek ju? Të arsyetojë si mua. Ka gjetur modelin i thërret kryesitë në Tiranë, po shko nëpër rrethe. Demokratët duhet t’u japësh shpjegim.