Defekt teknik, zjarri shkrumbon mjetin në Vlorë

Një tjetër automjet është djegur nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës, 20 shtator, në zonën e ish-Ushqimores.

Dyshohet se shkak i shkrumbimit të mjetit nga flakët ka qenë një defekt teknik në bateri ose motor.