Martesat e së njëjtës gjini? Shqiptarët po reflektojnë por kur vjen puna brenda shtëpisë së tyre.....

Çfarë mendimi keni për martesat e së njëjtës gjini?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin Ditë e Re.

Ndryshe nga disa vite më parë kur të gjithë ishin kundër dhe flisnin me një gjuhë urrejtjeje, tani qytetarët tregohen më të rezervuar, duke respektuar zgjedhjen e secilit individ, por kur vjen puna për fëmijët e tyre apo që një realitet i tillë të jetë në familjen e tyre atëherë puna ndryshon.

"Nuk jam dakord, kam mendimin më të keq, nuk janë punë për ne, ne shqiptarët nuk e pëlqejmë", këto ishin përgjigjet më të shpeshta të qytetarëve.

Sigurisht ka dhe nga ata qytetarë që janë pro martesave të personave të së njëjtës gjini.

"Është e drejta tyre", tha një qytetare

Megjithatë disa qytetarë u shprehën kategorikisht kundër martesave të së njëjtës gjini dhe se nuk do ta toleronin as te fëmijët e tyre.

Por ka dhe nga ata që konsiderojnë shpëtim martesën e fëmijëve tyre me partner të gjinisë së kundërt, pasi në këtë mënyrë nuk 'ia kanë frikën'  martesës  brenda së njëjtës gjini.

Na ndiqni çdo ditë në " Ditë e Re" nga e hëna në të premte në orën 07:00 deri 10:00 në ekranin e Rtv Ora, nën shoqërinë e Arjola Shehu dhe Arjon Muça.