Plagosja në Qafë-Kashar, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri te "Mbikalimi i Qafë Kasharit", në Tiranë, pak pas mesnatës (17 shtator.)

Policia bëri me dije se të plagosur mbetën shtetasit Enis Sanxhku, 20 vjeç dhe Noa Mato, 19 vjeç.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes.

Sipas njoftimit të bluve u shpallën në kërkim shtetasit:

L. L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit," informoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.