Denoncimi "bombë" te Berisha: Djali i kryetarit të PS Vorë nxorri armët, policia lidhje me bandën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike pak minuta më parë denoncimin e një qytetari i cili ka ngritur akuza ndaj djalit të kryetarit të PS Vorë, Adriatik Cena, njëkohësisht punonjës i IKMT, së bashku me dy persona të tjerë kanë qëlluar me armë zjarri dhe kanë plagosur dy persona.
Në mesazhin e postuar në faqen zyrtare të tij në facebook, Berisha shkruan se Cena shoqërohej dhe nga një person me precedent penal, Luan Lama, aktualisht punonjës i Gardës së Republikës.
Sipas mesazhit të qytetarit dixhital, djali i kryetarit socialist të Vorës bashkë me tre personat që e shoqëronin, u kanë prerë rrugën duke qëlluar me armë zjarri dhe kanë plagosur dy miq që ndodhen në spitalin Ushtarak në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Pershendetje Zoti Berisha, fillimisht dua t'uroj shendet dhe lumturi ne familje. Une qe po ju shkruaj jam nje qytetar i shqetesuar dhe demtuar diten e enjte rreth ores 23:30 ne qafe kashar rruges rinasit disa persona midis tyre nje punonjes i gardes se republikes Z.Adriatik Cena djali i Kryetarit te PS dhe njekohesisht punonjes i Ikmt Bashkia Vore Z.Ismail Cena bashke me nje person tjeter i quajtur Luan Lama i denuar me pare per grabitje dhe mashtrim na kane nderprere rrugen duke qelluar me arme duke plagosur dy shoket e mi ku aktualisht njeri ndodhet ne spitalin ushtarak ne gjendje jo te mire. Policia e shtetit ka informacion te plote per keto dy persona por asgje nuk eshte thene ne media per personat ne fjale. E kam fjalen per forcat renea qe rrethuan zonen naten e enjte sepse policia e Vores nuk futet dot pershkak te postoblloqeve private qe personat ne fjale ngrene ne hyrje te fshatit duke ushtruar presione dhe dhune psikologjike e fizike ndaj personave qe hyjne ne fshat. Ju lutem postojeni sepse asnje person tjeter nuk e ngre kete shqetesim tonin pasi policia dhe krimi jane bere nje e pandare.