Situata e Covid-19/ 451 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit lidhur me situatën pandemike.

Ministria informon se gjatë 24 orëve janë kryer 4081 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 451 qytetarë. Shtatë pacientë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qyterare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki:

227 raste në Tiranë, 38 në Fier, 31 në Durrës, 21 në Korçë, 17 në Berat, 12 në Sarandë, nga 11 raste në Shkodër, Kavajë, 10 në Pogradec, 9 në Pukë, nga 6 raste në Kukës, Krujë, nga 5 raste në Lezhë, Dibër, Delvinë, nga 4 raste në Tropojë, Lushnje, Divjakë, nga 3 raste në Has, Kamëz, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kuçovë, Vlorë, Vorë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Mirditë, Kurbin, Mat, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Kolonjë.

Ministria bën me dije se janë 12,700 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spital po marrin trajtim 242 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 533 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148,117 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 451
Të shëruar në 24 orë 533
Të shtruar në spitale 242
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 4081

Testime totale 1,155,721
Raste pozitive 163,404
Raste të shëruara 148,117
Raste Aktive 12,700
Humbje jete 2,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5410
Shkodër 1351
Fier 1197
Durrës 1185
Vlorë 742
Lezhë 599
Elbasan 627
Berat 500
Kukës 307
Korçë 306
Gjirokastër 259
Dibër 217