Nuk ndalen tenderat pa garë, nga 10 prokurime në 8 ka qenë pjesëmarrëse vetëm 1 kompani

Kompanitë që fitojnë tendera pa garë janë kthyer në problemin kryesor të prokurimeve publike.

Vetëm në buletinin e fundit të publikuar në datën 20 shtator rreth 50 milionë lekë janë dhënë vetëm me një konkurrues ose garuesit nuk kanë dhënë ofertë fare.

Nga 10 tendera u konstatua se në 8 prej tyre pjesëmarrëse ka qenë vetëm 1 kompani, detyrimisht edhe fituesja.

Nuk mungojnë edhe rastet kur në garë kompanitë futen pa paraqitur fare ofertë duke ndikuar automatikisht në shpalljen e fituesit.

Në kë to raste oferta e paraqitur është e përafërt me fondin limit, gjë kjo që nuk sjell asnjë kursim të parave të buxhetit të shtetit.

Shqetësim paraqitet edhe fakti se këto tendera kryhen nga pothuajse nga të gjitha institucionet duke e kthyer mungesën e garës në parim të shkelur në shumë prej prokurimeve publike.

Edhe pas deklaratave të kryeministri Rama që vuri theksin te kriteret e paracaktuara dhe mungesën e garës duket se sërish zbatueshmëria e garës në këto tendera është ende larg.

Pavarësisht këtyre deri më tani ende nuk ka një hetim nga SPAK apo Prokuroria./OraNews/