Eneo Bitri: Ja arsyeja që shkova në Kazakistan, pres ftesën e kombëtares

Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora,  futbollisti i FC Astania, ka treguar se cila ishte arsyeja që e ka detyruar që të shkojë në Kazakistan.

Ai thotë se ka marrë shumë ftesa nga vende të ndryshme, ndërkohë që pret edhe ftesa ndërkombëtare.

Eneo Bitri: Nuk vajta vetëm për pjesën e lekëve, por edhe prej emrit. Ofertat nuk munguan këtë verë. Kisha oferta në Hungari, Bjellorusi dhe Bullgari. Objektivi im është që në radhë të parë të fitoj kampionatit këtu ku jam. E kam shumë dëshirë një ftesë kombëtare, ndoshta edhe më vonë gjërat mund të bëhen edhe më mirë. Tani të presim./ Ora News/