Dortmund i përgjigjet Bayernit, Haaland sërish deçiziv me dy gola (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2021, 19:34
Me një Haaland të tillë, Dortmundi nuk ka ndërmend të ndalet dhe fiton bindshëm në Bundesliga.
Skuadra e Rose i përgjigjet fitores së Bayern Munchen teksa dominoi 4-2 Union Berlin në “Sigal iduna Park” teksa bomber norvegjez shënoi 2 herë.
Që në minutat e para, verdhezinjtë zgjidhën ndeshjen me dy gola të shpejtë nga Guerreiro në 10’ dhe Haaland në 24’.
Me të nisur pjesa e dytë, verdhezinjtë arritën 3-0 ndaj Union Berlin me autogolin e Friedrich në 52’ teksa dy gola të miqve me Kruse dhe Voglsammer rihapën ndeshjen.
Për ta mbyllur takimin mendoi sërish Haaland që shënoi golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes.
Me këtë sukses, Dortmundi afrohet me Bayernin në renditje, një pike më pak dhe mbetet rivale e fortë për titull në Bundesliga.
