Video/ Bayerni shkakton “Tërmet 7 ballë” ndaj Bochum, bie sërish Gladbach

Në 4 ndeshjet e luajtur sot në mesditë në Bundesliga, vetëm ndeshja e Bayern Munchen pati gola sa për të gjitha ndeshjet e tjera. Bavarezët e Nagelsmann kanë kuptuar tashmë çdo gjë që kërkon trajneri dhe po shkëlqejnë me fitore të thella siç ishte kjo ndaj Bochum me rezultatin 7-0.

Bavarezët u treguan të pamëshirshëm në “Allianz Arena” duke shënuar 8 herë, pothuajse të gjithë lojtarët e skuadrës teksa Lewandowski vetëm një here realizoi në portën e Bochum. Me këtë sukses, Bayern Munchen ngjitet në vendin e parë në renditje në pritje të Wolfsburg që luan të dielën, shkruan Ora News.

Ndërkohë në sfida e tjera, Gladbach bie sërish në krizë me humbjen 1-0 në fushën e Augsburg ndërsa dy sfidat e tjera, Bielefeld-Hoffenhaim dhe Mainz-Freiburg u mbyllën 0-0.