Pas sherrit në Pallatin e Sportit në Shkodër, kreu i Federatës së Boksit paralajmëron dorëheqjen
Kreu i Federatës së Sportit, Florend Kalivopulli ka paralajmëruar dorëheqjen nga detyra, pas incidentit që ndodhi dje (18 shtator) në Pallatin e Sportit në Shkodër.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalivopulli thotë se në ditët në vazhdim do të Komisionin e Federatës Shqiptare të Boksit, për të kërkuar dorëheqjen.
Sipas tij shkak i dorëheqjes së tij është incidentet e djeshë, me grushte e shkelma midis tifozëve dhe sportistëve, gjatë zhvillimit të Kampionatit Kombëtar.
"Te dashur miq! Duke reflektuar ndaj komunitetit te boksit, i cili me te drejte është i shqetësuar kam vendosur që në ditët në vazhdim të thërras KE te Federates Shqiptare te Boksit dhe t'ju kërkoj atyre dorëheqjen time.
Shkak per kete gje ishin incidentet e djeshme ndodhur ne qytetin e Shkodres gjate zhvillimit te Kampionatit Kombetare. Jam munduar qe me pasion dhe dashuri pa fund te beja me te miren.
Boksi nuk duhet te ndalet. Rrugetimi i tije premton", shkruan Florend Kalivopulli në Facebook.


