Kukësi shkëlqen 3-1 ndaj Kastriotit dhe merr i vetëm kryesimin në Superiore

Fitorja e vetme në javën e dytë të Abissnet Superiore është ajo e Kukësit. Skuadra e drejtuar nga italiani Longo bindi në “Elbasan Arena” me fitoren me përmbysje 3-1 ndaj Kastriotit duke treguar lojë të bukur dhe bindëse.

Verilindorët e nisën mirë ndeshjen duke krijuar raste por në të parin rast nga krutanët, u ndëshkuan në minutën e 27’.

Arbër Basha në një kundërzbritje të shpejtë pas një asisti nga Greca shënoi për t’i dhënë abvantazhin miqve.

Edhe pse rrezikoi një penallti Kukësi për të pësuar të dytin, ekipi i Longos reagoi kur në 39’, Edison Ndreca shënon një gol shumë të bukur me të majtën.

Fraksioni i dytë nis më mirë për Kukësin që menjëherë gjen avantazhin me kroatin Basa i cili përfiton nga një gabim i mbrojtes krutane.

Nuk ndalen këtu verilindorët pasi luajnë më mirë dhe arrijnë të mbyllin ndeshjen me një tjetër gol të kroatit Edi Basa në minutën e 68’.

Ky gol vulos edhe sfidën në “Elbasan Arena” duke e çuar Kukësin menjëherë në krye të renditjes me 6 pikë pas dy javësh.