Atl. Madrid merr vetëm 1 pikë, ndalet në “Wanda” nga Ath. Bilbao (Video)

Kampionët në fuqi të La Ligas, Atl. Madrid nuk arritën të vijonin rrugëtimin në krye në javën e pestë të kampionatit spanjoll.

Djemtë e Simeones, me Griezmann titullar nuk arritën të çanin bllokadën e baskëve teksa në pjesën e parë luajtën më mirë dhe krijuan 3 raste të mira për shënim me Correan dhe dy herë me Griezmann.

Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar dhe as aktivizimi i Luis Suarez nuk ndryshoi gjë edhe pse Llorente goditi shtyllën. Ndërkohë që Joao Felix la me 10 lojtarë “los colchoneros” në 77’, praktikisht u bë e pamundur për vendasit të shënonin dhe ne fund duhet të mjaftohen me vetëm 1 pikë që sot u jep kryesimin por neser mund ta humbasin.