Korça mbledh mbi 700 atletë të Ballkanit, rekordmeni nga Kosova nuk e lëshon titullin prej 35 vitesh

Në Korçë është mbajtur Kampionati i 30-të Ballkanik i Atletëve Master. 718 atletë nga Ballkani dhe e gjithë Europa janë mbledhur në qytetin juglindor, ndërsa kampionati do të mbahet për 3 ditë me radhë.

Korça ishte qyteti mikëpritës i 718 atletëve nga Ballkani dhe Europa.

Kamionati i 30-të ballkanik i Atletëve Master u mbajt për herë të parë në Shqipëri, ndërsa pjesëmarrës ishin edhe veteranët e atletikës.

Agron Mucaku vjen nga Kosova dhe i është bashkuar këtij kampionati me garën 400 metra me pengesë.

Rekordmeni i 110 metrave dhe i 400 metrave në pengesë, titull i marrë para 35 vitesh, vijon të jetë tillë pasi askush në këto vite nuk nuk ka mundur të arrijë kohën dhe t'ia rrëmbejë tiltullin.

"Ky është dhe një shans, gjatë kohës që kemi qenë në ish-Jugosllavi nuk e kam pas rastin të marr pjesë në një garë ballkanike, kështu që thashë ta provoj në këtë moshë."

Organizatori, Rudi Bektashi, shprehet entuziast që një kampionat i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

"Ka një pjesëmarrje shumë të madhe megjithëse kohë pandemie. Rreth 718 atletë të regjistruar, ku mbi 600 janë të huaj."

Kampionatit Ballkanik i Atletëve Master do të mbahet për 3 ditë në qytetin e Korçë.