Video/ Spektakël dhe surpriza në Serinë A. Lazio ndalet në “Olimpico”, Mourinho pëson humbjen e parë

Dy ndeshjet e pasdites në Serinë A dhuruan spektakël dhe rezultate befasuese.

Roma që nuk njihte humbje por vetëm fitore, shijoi disfatën e parë në kampionat teksa u mund 3-2 nga Verona e cila përmbysi avantazhin e verdhekuqve.

Lorenzo Pellegrini i dha avantazhin pas 45 minutave Romës por fraksioni i dytë ishte një shuplakë për Mourinhon që pësoi 3 gola nga Verona me Barak, Caprari dhe Faraoni. Ky i fundit shënoi një perlë duke i dhënë edhe avantazhin pas barazimit të përkohshëm nga Iliç (Autogol).

Ndërkohë edhe ekipi tjetër kryeqytetas, Lazio nuk mori një rezultat aq të mirë pasi barazoi me vështirësi 2-2 ndaj Cagliarit në “Olimpico”. Madje bardhekaltërit rrezikuan humbjen dhe në fund ishte një gol i Cataldit që barazoi shifrat. Fillimisht shënoi Immobile e më pas Balde me Pedro i dhanë avantazhin miqve, avantazh që u zhvlerësua në fund nga Lazio.