Video/ Man. City ndalet nga Broja dhe Southampton, shkëlqen Liverpool. Fiton edhe Arsenali

Në Premier League pati sfida dhe emocione të mëdha këtë të Shtunë. Kampionët në fuqi të Man. City u ndalën në një barazim dramatik përballë Southampton dhe Armando Brojës më ketë të fundit që u fut në lojë në minutën e 70’.

Gjithsesi pas polemikave të Guardiolës për mungesën e tifozëve, sërish “Etihad” nuk ishte “Full” ndonëse skuadra nuk arriti të fitonte me sfidën që u mbyll 0-0. Polemika shkaktoi edhe një gol i anuluar për Man. Cityn në 91’.

 

Liverpool nga ana tjetër fitoi duke kryesuear i vetëm për momentin në renditje teksa mposhti pa probleme 3-0 Crystal Palace me golat e Sadio Mane në 43’, Salah në 78’ dhe Keita në 89’. Një ndeshje perfekte për Klopp që duket se ka rigjetur formulën magjike të fitoreve bindëse dhe me goleadë.

Më në fund ka fituar edhe Arsenali që pas tre humbjes gjeti suksesin e parë dhe 3 pikët e para në Premier League. Në transfertën me Burnleyn, topçinjtë triumfuan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Odegaard në 30’.