Shikoni Myrto Uzunin, bomberi shqiptar shënon 6 gola në Kupë me Ferencvarosi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2021, 17:39
Edhe pse ndaj një rivali tepër modest si Hatvan i kategorisë së tretë hungareze, Myrto Uzuni praktikisht fiton i vetëm ndeshjen për Ferencvaros në Kupën e Hungarisë, shkruan Ora News.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut, me 6 gola të shënuar në fitoren e thellë 9-0 dhe lojtari kuqezi e nisi i vetëm me gola ndeshjen duke hapur rrugën e kualifikimit në raundin tjetër.
Plot 6 herë shënoi Uzuni, në 32’, 37’, 51’, 60’, 76’ dhe 82’ duke shënuar sigurisht një rekord dhe që e shtyn atë drejt një sezoni me dy shifra me gola të shënuar.
Forma e Uzunit do të ndihmojë edhe Edy Rejan të shikojë sërish nga sulmuesi beratas për ndeshjet e ardhshme të Tetorit për eliminatoret e Botërorit.
