Video/ Atalanta vuan për të marrë 3 pikë në transfertën me Salernitanën. Vendos Zapata

Në tre ndeshjet e fundit vetëm 2 barazime dhe një humbje për Atalantën që në fakt janë shumë pak dhe sot zikaltërit arritën me vuajtje të rigjenin fitoren në Serinë A teksa mposhtën 1-0 Salernitanën në fushën e këtyre të fundit.

Me Berat Gjimshitin në stol për ta lënë të pushojë pas disa ndeshjeve radhazi, Atalanta e pati të vështirë në pjesën e parë edhe për mbrojtjen e mirë që po bënte ekipi vendas dhe vetëm në të dytën ndryshuan gjërat.

Gjimshiti u fut menjëherë në vend të Demiral për probleme fizike dhe pas 2 rasteve të pastra nga Salernitana, Zapata në 75 me një gjuajtje në zonë shënoi golin e avantazhit dhe të fitores 1-0 në Serinë A.