Skënderbeu-Partizani vendoset në dy minuta, barazim dramatik 1-1 në Korçë

Java e dytë e Abissnet Superiore nisi dje me Dinamo-Laçi teksa sot vijoi me ndeshjen e dytë Skënderbeu-Partizani. Në stadiumin e Korçës, kishte qindra tifozë të pranishëm të cilët nuk u zhgënjyen nga ndeshja dhe rezultati.

Përballja u mbyll me një barazim dramatik 1-1 me tê dyja golat e shënuar në 2 minuta, aksion pas aksioni.
Teksa ndeshja nisi më mirë për të kuqtë e Ilir Dajës, me tre raste të njëpasnjëshme, Skënderbeu u përgjigj vetëm në 26' me Mensah ndërsa fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll pa gola.

45 minutat e tjera nisin me kontrollin e topit nga Partizani dhe në 56' vjen dhe goli për skuadrën e Dajës. Ishte Cara qê pengohet në zonë dhe arbitri pas rishikimit me Var, akordoi penalltinë e finalizuar nga Junior.

1-0 në 56' por kujdes sepse në aksionin e rinisur nga Skênderbeu, me too në zonën e Partizanit, mbrojtësit nuk merren vesh dhe Elvi Berisha gjen golin e barazimit. Çmenduri minuta të tilla në Korçë...

Ilir Daja e hedh skuadrën të gjithën në sulm dhe Stenio Junior me Cardoson rrezikojnë disa herë por pa arritur të shënojnë duke e mbyllur sfidën me nke barazim 1-1./ Ora News/