Ndreca: Ja cili është ndryshimi i trajnerëve shqiptarë nga ato të huaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2021, 21:46
I ftuar në emisionin Ora Sport, futbollisti i Kukësit Edision Ndreca, ka treguar ndryshimin mes trajnerëve shqiptarë dhe të huaj.
Ai thotë se trajnerët shqiptarët janë të përqendruar te stërvitja nga ana fizike, ndërsa të huajt përqendrohen tek topi.
Edision Ndreca: Trajnerët shqiptarë janë shumë, janë shumë te përgatitja fizike, tek vrapimet ndërsa trajneri, Longo kërkon që të luajë me topin dhe bën lojëra me topin. Stërvitjet i ka të bazuara mbi topin. I pëlqen që gjatë gjithë kohës që të ketë në vëmendje topin. / Ora News/
