Rey Manaj debuton, Spezia merr fitoren e parë në Serinë A. Humbet Empoli (Video)

Pas më shumë se 5 vitesh, Rey Manaj u rikthye për të luajtur sërish në Serinë A. Sulmuesi shqiptar, tashmë më i pjekur si lojtar dhe ndryshe nga ai që luajti për here të fundit me Pescaran në 2016, zbriti në fushë për Spezian në sfidën në transfertë me Venezian.

24-vjeçari që erdhi nga Barcelona në huazim me të drejtë blerjeje, u fut si zëvendësues në minutën e 70’ për të ndryshuar ndeshjen që ishte në barazim 1-1 dhe në fakt ekipi I Mottas e fitoi ndeshjen në mënyrë dramatike në minutën e 94’.

Në një tjetër ndeshje me protagonistë shqiptarët, Nedim bajrami dhe Ardian Ismajli për Empolin, këta të fundit u mundën me rezultatin e thellë 3-0 në shtëpi nga Sampdoria. Një humbje që djeg shumë me një rival direkt për mbijetesën për skuadrën e Andreazzolit.