Video/ Chelsea bën “ligjin” në derbin me Tottenham, fiton dhe bashkohet me kryesuesit
Edhe pse nuk shënon Lukaku, Chelsea bën një lojë shumë të mirë, efektive duke dominuar Tottenham 3-0 në derbin e Londrës.
Edhe pse ndeshja ishte e ekuilibruar në qarkullim, Chelsea ishte më lart edhe në krijimin e rasteve pavarësisht se në pjesën e parë nuk pati gola.
Me të nisur pjesa e dytë, nga goditja e një korneje në 49’ Thiago Silva përfitoi për të gjetur golin me kokë, avantazh që i jep “krahë” ekipit të Tuchel.
Ende pa e marrë veten nga goli i parë, Kante i cili u fut në pjesën e dytë, me një gjuajtje të devijuar gjeti rrjetën dhe dyfishoi rezultatin duke i dhënë një goditje të madhe Spursave.
Minutat e mbetura pati tentativa të vakta nga Tottenham teksa sërish ishte Chelsea që shënoi me Rudiger në 92’ për ta mbyllur sfidën 3-0. Chelsea i bashkohet dy kryesuesve të tjerë, Liverpool e Man. United me 13 pikë në renditje.
