Interi shpartallon 6-1 Bolognan, spektakël në “San Siro. Shikoni golat e sfidës
Pas një barazimi 2-2 javën e kaluar dhe humbjes në fund me Real Madridin në Champions, Interi rikthehet fuqishëm te fitorja në Serinë A.
Zikaltërit luajtën ndaj Bolognas në “San Siro”, në një sfidë që e komanduan, e kontrolluan dhe e fituan bindshëm me rezultatin 6-1, shkruan Ora News.
Inzaghi kishte bërë disa zëvendësime duke lënë jashtë çalhanoglu, Perisiç e Darmian teksa debutoi si titullar Dumfries.
Pikërisht holandezi me një asist për Lautaron i cili shënoi me portë bosh, hapi serine e golave teksa në pjesën e parë shënuan edhe Skriniar me kokë në 30’ dhe Barella në 34’.
Pjesa e dytë ishte sërish një dominim i Interit që lajmi i keq i vetëm ishte dëmtimi i Correas i cili u zëvendësua nga Edin Dzeko. Pikërisht boshnjaku shënoi 2 herë në këtë sfidë e gjithashtu Vecino.
Goli i nderit për Bolognan erdhi në 86’ me Arthur Theate duke mbyllur takimin 6-1.
