Bitri tregon ndryshimin mes kampionatit shqiptar dhe atij të Kazakistanit: Ja gabimi i Partizanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shtator 2021, 22:09
Në një lidhje me ‘Skype’ për emisionin “Ora Sport” në RTV Ora, futbollisti i FC Astania, ka komentuar ndeshjen mes Partizanit dhe Skëndërbeut ditën e djeshme.
Ai thotë se Partizani meritonte më shumë.
Eneo Bitri: Ndeshja e parë e Partizanit ishte një ndeshje që duhet të ishte mbyllur barazim, kurse tani ndeshja me Skëndërbeun, them që Partizani meritonte më shumë.
I pyetur se cili është ndryshimi mes kampionatit shqiptar dhe atij në Kazakistan, Bitri tha se lojtarët e këtij të fundit janë më të fortë fizikisht.
Eneo Bitri: Këtu është një kampionat shumë i fortë fizikisht, ka edhe ekipin që bëjnë ndryshim. Ka lojtarë me cilësi.
