Përjashtimi i Berishës/ Basha mbledh kryetarët, detaje nga takimi dy orësh me kryetarët e degëve

Për kryetarin e demokratëve Luzlim Basha s’ka më fundjava të qeta pushimi. Ato mbaruan jo me gushtin, si për çdo politikan, por me vendimin e befasishëm për largimin e Sali Berishës, të cilën ky i fundit e quajti “pusi”.

Sot (e shtunë 11 shtator)  Lulzim Basha  bisedoi për rreth dy orë me dyer të mbyllura me  kryetarët demokratë në rrethe në selinë qendrore në Tiranë.

Mësohet se u sqaroi drejtuesve të degëve arsyet e përjashtimit të ish kryetarit të PD, nga grupi parlamentar, si dhe u përcolli udhëzime për atë që e pret tani Partine Demokratike.

Kosto afatgjate apo ajo? I vetmi që artikuloi një qëndrim  të plotë për qëndrimin e  Bashës ishte Ferdinand Xhaferri, kryetar i  Partisë Demokratike të Durrësit.

“Ndoshta vendimi më i vështirë i PD-së. Çdo vendim që mund të merrej do të ishte me kosto dhe do të krijonte polarizim. Mendoj se është një vendim që merr e parasysh eliminimin e kostove afatgjata. Kjo do të thotë eleminimin e kostove afatgjata për Shqipërinë.”

Xhaferraj ishte një ndër të parët drejtues të PD-së që kërkoi një pozicionim të partisë ndaj kërkesës së ambasadës amerikane për distancimin nga Berisha. Për këtë arsye  ai si kandidatet për anëtar kryesie u tërhoq para votimit në këshill kombëtar. Ndërkohë kryetare të tjerë të degëve dhanë perceptimet e tyre pas bisedës me Bashën për përjashtimin e Berishës. Disa nuk e konsiderojnë të larguar

Nuk është përjashtuar e as pezulluar ai do të shkojë në parlament.

Disa nuk dhanë komente as për takimin me Bashën as për çështjen Berisha. 

Ndërsa shumica  folën për nevojën e një aksioni opozitar.

Vetë Lulzim Basha, la zyrën e  tij rreth 30 minuta më vonë pasi kishte përcjellë kryetarët e degëve dhe gazetarët

E hëna është një tjetër ditë betejë mes demokratëve në vitin e tretë të opozitës, ndërsa Luzlim Basha do të zyrtarizojë listën me emrat e deputetëve të grupit parlamentar pa emrin e Sali Berishes, megjithëse ky i fundit nuk pranon të largohet.