Vrasja në Fier, reagon Braçe: E vrau një kafshë burrë, drejtësia që kemi e kultura mizerabël e dhunës
Lidhur me vrasjen e 23-vjeçares në Fier ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe përme snjë postimi në Facebook.
Braçe shkruan se vrasësi është një kafshë burrë, i cili ia mori jetën teksa ajo po hante bukë pas një dite të lodhshme pune.
Braçe akuzon edhe drejtësinë, pasi autori është arrestuar vetëm 1 vit më parë për pengmarrje në të njëjtën shtëpi.
Braçe: Sabrina ishte nje grua vetëm. 23 vjec; e martuar dhe me nje vajze vetëm 3 vjec! E vrau nje kafshe burre, ish burre ligjerisht, dje, ne shtepine e saj, prinderve te saj, duke ngrene buke; Me buke ne goje! Por jo vetem ai! E vrau edhe drejtesia qe kemi ende! A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes, se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases, i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua, ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, eshte i lire dhe jo ne burg dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!! A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma spjegon kete? Me ne fund dikush duhet te mbaj pergjegjesi, vec burrit vrases qe fale policise tani eshte ne burg! Por Sabrinen e gjore, e vrau dhe kultura mizerabel e dhunes ndaj grua, vajzes; Nje kulture e ndyre e shtrire vertikalisht, nga lart poshte, e tille perfundon tek ky takem burrash qe urrejne grate!
E mos me thoni “jo”! A e pate dje se si nje burre urdheroi mllef e urrejtje dje ndaj nje flete votimi per nje GRUA dhe nje tufe burrash u eksituan ne te njejtin akt dhune??!! Kjo pra eshte, keshtu ndodh e forca e ketij shembulli kthehet ne dhune deri atje poshte! U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajten perbrenda per te mos e harruar, nje status timin rreth nje seriali te degraduar ne dhune nen moton: grate vdesin si burrat por burrat jo, ringjallen!

