Princi arab pritet nga Rama: Mbështesim Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB, plane për ambicioze për vitin 2030
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka pritur sot në kryeministri princin ministër të jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.
Në një konferencë të përbashkët liderat premtuan se së shpejti do të mbahet mbledhja e komitetit të përbashkët për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Ndërkohë kryeministri shqiptar tha se faktin se Arabia Saudite ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Rama: Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falënderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funksion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar.
Ndërsa princi Faisal bin Farhan Al-Saud tha se i Arabia Saudite është mbështetëse dhe përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian, si edhe për axhendën në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Farhan Al-Saud: Mbretëria jonë e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë, një miqësi që është fuqizuar nga vizita e kryeministrit të Shqipërisë. Pavarësisht se ne humbëm disa momente për shkak të pandemisë jemi të kënaqur që të eksplorojmë mundësitë në fusha të ndryshëm të shumëfishta, si ato politike, ekonomike apo mjedisore. Ne me kënaqësi do të shohim se si do t’i eksplorojmë në të ardhmen. Ne besojmë tek shanset dhe mundësitë që ne kemi. Ne kemi një numër në rritje që vijnë nga Arabia Saudite në Shqipëri, po ashtu ne duam që bizneset ndërmjet dy vendeve tonë të bashkëpunojmë me njëra-tjetrën.
Ne folëm për zhvillimet në rajon dhe mbarë botën. Ne folëm edhe për anëtarësinë së afërmi të Shqipërisë që do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe këtu Arabia Saudite do të japë mbështetjen e plotën për anëtarësinë e Shqipërisë për këtë agjendë. Arabia Saudite ka një program ambicioz për vitin 2030, ne presim që të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë për të gjithë komunitetin dhe shpresojmë që Shqipëria do të jetë partner kyç. E di që edhe për Shqipërinë mjedisi është përparësi. Kohët e fundit ne kemi thënë që këto janë iniciativa të rëndësishme. Edhe njëherë dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen dhe theksoj që ky bashkëpunim i yni do të vijojë.

