Vrasja në Fier, flet mamaja e autorit: Nusen e kisha si çupën time, e morëm në qafë
Mamaja e Elton Metës i cili vrau mbrëmjen e djeshme ish bashkëshorten e tij është ende e tronditur. “Atë vajzë e morëm në qafë” thotë me zë të dridhur dhe me sytë të mbushur me lot.
“E doja si vajzë. E kam rritur unë” tregon.
31-vjeçari vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare.
“Djali tentoj te vetëvritej pas ngjarjes. Telefonatën e fundit e ka pasur me babain e tij. Me bëri hatanë. Te më vrisnin mua çupën do qasja unë vrasësit. Më vjen shume keq. Dhimbja është e të dyja palëve e rrita vet e kisha si çupë. Nuk e di se çfarë ndodhi se kush ja mbushi mendjen, ata shkonin. Me ne rrinte djali, por nuk kuptohej se do ta bënte këtë gjë. Nuk ka ardhur mbrëmë në shtëpi. Flisnin edhe në telefon të dy. Nuk di të kenë pasur konflikte.”
Ajo shprehet se ai ka tentuar që të vetëvritet pas aktit, ndërsa ka telefonuar për herë të fundit babain e tij.
Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orë 23:00, ku Metaj shkoi në shtëpinë e prindërve të ish-bashkëshortes së tij duke e vrarë në banesë. Krimi ndodhi në fshatin Zhupan të Fierit.
Ndërkohë policia arriti që ta prangose mëngjesin e sotëm autorin pas disa orë ndjekjeje.

