Urdhri i mbrojtjes nuk e shpëtoi Sabrinën nga vdekja, ish bashkëshorti e vrau në banesën e prindërve

Sabrina Bengaj, 23 vjeçarja e cil u vra mbrëmjen e djeshme nga bashkëshorti kishte urdhër mbrojtjeje. Gjykata e Fierit kishte lëshuar këtë vendim prej tetorit 2020 deri në  14 tetor të këtij viti.

Por urdhri I mbrojtjes nuk e shpëtoi atë nga vdekja.

31 vjeçari shkoi mbrëmë në banesën e prindërve të saj dhe e ekzekutoi ish bashkëshorten.