Tjetër aksident në punë në Tiranë, bie nga pallati në ndërtim punëtori 50-vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2021, 10:10
Një tjetër aksident në një pallat në ndërtim ka ndodhur ditën e sotme Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, ku ka rënë nga lartësia e pallatit punëtori R. D., 50 vjeç.
“Më datë 11.09.2021, rreth orës 09:10, në rrugën “Faik Konica”, në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi R. D., 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.” – njofton policia.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

