Kapet me dy granata dore në makinë, prangoset 27-vjeçari, kallëzohet shoferi
Dy persona nga Pogradeci u arrestuan në tiranë teksa lëviznin me granata me vete.
Klement Hysa dhe Florec Zeqo të dy banues në Pogradec ranë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi gjatë kontrollit të mjetit të tyre u konstatuan 2 granda dore të cilat i kishin fshehur poshtë sediljes së makinës.
Policia tha se me arrestimin e tyre ka parandaluar një ngjarje kriminale.
Dy personat e ndaluar janë shoqëruar në komisariat ku do të merren në pyetje për të mësuar më shumë mbi granatat e gjetura por edhe kush ishte objektiv i atentatit.
Pas kryerjes së veprimeve të para ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe municionit dhe “Moskallëzim i krimit”.
“Si pasojë e zgjerimit të parametrit të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin Florenc Zeqo dhe pasagjer Klement Hysa. Si pasojë Klement Hysa 27 vjeç, banues në Pogradec është arrestuar nga policia për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.” – njofton policia.
Ndërkohë shoferi automjetit, Florenc Zeqo, 44 vjeç, banues në Pogradec është vënë në pranga për “Moskallëzim krimi”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

