Basha përkujton 11 shtatorin: Qëndrojmë në krah të partnerit strategjik në luftën kundër terrorizmit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përkujtuar 20 vjetorin e sulmeve terroriste mbi 2 kullat binjake në 11 shtator 2001.

Basha shkruan në Twitter se bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës.

Ai shton se PS i qëndron në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona.

Basha: Dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës. I bashkohemi përkujtimit të viktimave të terrorizmit dhe solidaritetit me familjarët e tyre dhe kombin mik amerikan. Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona.

Ndërkohë, kujtojmë se për hir të SHBA-ve, Bashës iu desh të merrte vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, gjë të cilën e ka quajtur si vendim shumë të vështirë.