Punëtori bie nga pallati në ndërtim, nxirret me vinç nga gropa, dëmton shtyllën kurrizore
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një kantier ndërtimi në rrugën “Faik Konica” në tiranë. Punëtori 50-vjeçar Ramadan Dika ka rënë nga lartësia duke pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore. Për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 2 punëtorë të tjerë si dhe administratori
Ramazan Dika 50 vjeç po punonte në këtë kantier ndërtimi kur rreth orës 9:10 minuta të kësaj të shtunë si pasojë e rrëshqitjes së këmbës u rrëzua duke rënë në pjesën fundorë të kantierit të ndërtimit.
Siç shikohet edhe në këtë foto të siguruar nga RTV Ora është dashur ndërhyrja e vinçit të firmës i cili merret me transportimin e mjeteve të rënda, për të bërë të mundur daljen e 50-vjeçarit në sipërfaqe.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e traumës në kryeqytet ku po i nënshtrohet disa mjekimeve pasi përveç disa frakturave dëmtime serioze ka marrë edhe në pjesën e shtyllës kurrizore.
Për të sqaruar e gjithë situatën e ndodhur, policia ka pezulluar punimet në këtë kantier ku në pyetje janë marrë 2 punëtorë që dyshohet të kenë parë të gjithë skenën e rëndë, si dhe administrator i firmës ndërtuese.
Zona e Faik Konicës shpesh herë është denoncuar edhe nga ish-zv Kryeministri Erion Brace për ndërtimet pa kriter por edhe pa orare.
Tashmë pritet ekspertiza e policia dhe e grupit hetimor për të përcaktuar shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje dhe nëse firma është e pajisur edhe më kushtet e sigurisë në punë.
