Rama: 11 shtatori ditë kujtese për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shtator 2021, 09:10
Pas kryedemokratit, Basha edhe kryeministri Rama ka përkujtuar 20-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA që shkaktuan mbi 3000 viktima.
Rama shkruan në Facebook se sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.
Rama: 20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e paçmueshme të lirisë e të demokracisë.
