Durrës, helmohen disa persona në dasmë, prangohet pronari dhe kuzhinieri i restorantit

Është prangosur kuzhinieri dhe pronari i një restoranti në Durrës pasi akuzohen se helmuar disa persona.

Personat kanë qenë në një dasmë në restorant dhe më pas kanë përfunduar në spital për shkak të helmimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K., 50 vjeç (pronari i një restoranti) dhe B. H., 33 vjeç (kuzhiner), të 2 banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë një ceremonie martesore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi 5 shtetas të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.