Vrasja në Fier, reagon avokati i Metajt: Ka qenë në kurim për probleme psikike, distancohemi nga veprimi i tij

Avokati i Elton Metaj, Kujtim Cakrani përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se autori ishte klient i studios së tij ligjore lidhur me zgjidhjen e martesës me të ndjerën.

Ai thekson se pas arrestimit për akuzat e mësipërme ndaj Eltonit gjykata me kërkesën e prokurorisë vendosi ta çoj atë për kurim në burgun e Zaharisë një strukturë kjo për personat me probleme psikike.

Sipas Cakranit, aty ai qëndroi disa kohë por duke qenë se gjendja e tij ishte përmirësuar u kërkua që të ndryshohej masa e sigurisë.

Ai shton se duke marrë shkas nga akti rëndë që ai krye duke ekzekutuar në mënyrë barbare ish bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj, Studio e tij Ligjore Cakrani distancohet nga ky veprim i tij.

Cakrani: Një sqarim i domosdoshëm! Një ngjarje rëndë ka tronditur qytetin e Fierit. Elton Meta ka ekzekutuar ish bashkëshorten e tij 20 vjeçaren mamanë e një fëmije 2 vjeçe Sabrina Bengaj. Elton Meta është klienti Studios Ligjore Cakrani, të cilin e ka përfaqësuar në çështjen për zgjidhen e martesës me të ndjerën Sabrina, por edhe në çështjen penale ku Eltoni akuzohej për dhunë në familje dhe kanosje etj. Natyrisht ne si përfaqësues ligjor të tij e kemi përfaqësuar duke mbajtur parasysh parimet bazë të të drejtës së çdo qytetari të mbrohet nga një avokat apo studio ligjore. Pas arrestimit për akuzat e mësipërme ndaj Eltonit gjykata me kërkesën e prokurorisë vendosi ta çoj atë për kurim në burgun e Zaharisë një strukturë kjo për personat me probleme psikike etj.

Aty ai qëndroi disa kohë por duke qenë se gjendja e tij ishte përmirësuar u kërkua që të ndryshohej masa e sigurisë. Në këtë mënyrë u caktuan ekspertë të fushës për të kryer një ekzaminim të tij, dhe pas vizitave u konstatua se gjendja mendore tij ishte shumë e mirë dhe u rekomandua gjykatës që shërbimi ambulator në kushtet e shtëpisë ishte i duhuri. Gjykata e vlerësoi si të drejtë aktin dhe vendosi të ndryshoj masën e dhënë nga shtrimi i detyrueshëm në Spital Psikiatrik në një shërbim ambulator në kushte shtëpie. Dhe më datën 28 korrik 2021 ai shkon në shtëpi. Duke marrë shkas nga akti rëndë që ai krye duke ekzekutuar në mënyrë barbare ish bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj, Unë si përfaqësues ligjor, por edhe Studio Ligjore Cakrani distancohet nga ky veprim i tij. Gjithsesi i bashkohemi dhimbjes së familjes Bengaj, duke ngushëlluar atë!