Gjykata pushon hetimet për avokatin Gjergj Neli, u përfshi në një konflikt me policinë
Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrezuar kërkesën e prokurorisë për të kaluar për gjykim çështjen në ngarkim te avokatit Gjergj Neli, ndaj të cilit u ngrit akuza e “Goditja për shkak të detyrës”, pasi në muajin tetor të vitit 2020 u përfshi në një konflikt me një efektiv policie në Lezhë.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Astrit Kalaja, i cili pasi është njohur me dosjen hetimore ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale për të cilat pretendon organi i akuzës.
Më here edhe Gjykata e shkallës se parë në Lezhë vendosi rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për të kaluar për gjykim çështjen me të njëjtin argument, por që vendimi u apelua nga organi i akuzës.
Avokati i njohur Gjergj Neli u arrestua nga policia ne muajin tetor të vitit 2020, pasi bashkë me bashkëshorten e tij avokate, u konfliktuan me një qytetar dhe efektivet e policisë, por pas 48 orësh gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe ai u hetua më gjendje të lirë.
Konflikti mes çiftit të avokateve dhe qytetarit ndodhi pas vendosjes së dy stolave në ambientet e jashtësme të zyrës se tyre, si masë parandaluese për mospërhapjen e Covid-19 dhe në lidhje me rastin ndërhyri policia, por edhe blutë u përfshinë në konflikt me avokatet, të cilët pas ngjarjes e akuzuan dhe kallëzuan penalisht njërin nga efektivet e policisë për dhunë të ushtruar ndaj tyre.

