Kapet pas disa orësh ndjekje Elton Metaj, pasi vrau ish-bashkëshorten e tij në Fier
Është kapur pas disa orësh arrati autori i vrasjes së ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme.
Pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte pasi ishte i armatosur, Elton Metaj u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.
Ai një vit më parë ai ka marrë peng për 5 orë bashkeshorten dhe familjen e saj në shtëpinë e babait të kësaj të fundit. U desh ndërhyrja e RENEA-s dhe e FNSH që familja të shpëtonte.
“Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme "Shqiponja", shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, lokalizuan dhe kapën autorin në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare" shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan (i dënuar më parë për veprat penale "Armëmbajtja pa leje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje").” – njofton policia.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

