Gjykata e Apelit: "Arrest shtëpie" për Asllan Patriotin

Gjykata e Apelit  ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë  e cila ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për ish të përndjekurin politik Asllan Patrioti.Trupi gjykues ka ndryshuar masën e sigurisë në "arrest shtëpie" për Patriotin i cili akuzohet për mashtrimMë herët avokati mbrojtës i Patriotit është shprehur kundër vendimi të Gjykatës së Shkallës së parë  dhe ka kërkuar përsëritjen e hetimeve.“Refuzojmë  masën  e sigurisë “arrest me burg”. Jemi kundër vendimit të  gjykatës së shkallës së parë  dhe kërkojmë përsëritjen e hetimeve. Asllan Patrioti nuk është kapur në flagrancë për veprën që akuzohet” deklaroi më herët avokati mbrojtës.Asllan Patrioti, një prej kordinatorëve të grevës së urisë së ish të përndjekurve politik është arrrestuar më datën 17 tetor dhe akuzohet se ka mashtruar një shtetas italian.