Java kombëtare e ujit, Bode: Problem me furnizimin dhe faturimin

Në javën kombëtare të ujit në Shqipëri, Ministri i Finanacave Ridvan Bode tha se mbetet akoma problem shtrirja dhe furnizimi me uje të pijshëm.Bode tha se uji është mall, është produkt që duhet ti nënshtrohet rregullave të tregut dhe në të kundërt sipas tij do të ketë mungesë të këtij elementi jetësor.Sipas tij 70 % e ujit në vendin tonë nuk faturohet, ndaj duhet patjetër të vendoset një metodikë standarde për ta personalizuar probbemin e ujit në njësitë vendore.Ndërsa Drejtori i programeve rajonale, shoqata ndërkombëtare e ujit, Tom Williams tha se e rëndësishme në vendin tonë në përmirësimin e situatës aktuale të ujit është forcimi institucional dhe kuadri ligjor, financimi, mbledhja e tarifave si edhe ulja e kostos së prodhimit.Konferenca me teme “Cfare vlere ka uji për ty” mbahet nga data 6-8 nëntor dhe trajton nga më shumë se 500 delegatë nga vende të huaja dhe Shqipëria , problemet e ujit dhe menaxhimin e tij.