Veshjet e trevave shqiptare, ekspozohen kostumet popullore në 100 vjetor

Trashëgimia e pasur e veshjeve popullore të trevave shqiptare u paraqitën në këtë 100 vjetor të pavarësisë të bashkuara në Muzeun Kombëtar.Nëpërmjët 44 kostumeve, ndër të cilat 5 ishin nga Mali i Zi dhe 6 nga Kosova, u sollën nëpërmjet tyre ndarja administrative dhe mjedisi etno-kulturor i perudhës në prag të shpalljes së pavarësisë.Në ekspozitë morën pjesë, midis të ftuarve të tjerë, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, dhe përfaqësues nga Qëndra e Studimeve Albanologjike.Rëndësia e veshjeve të paraqitura, sic u vlerësua edhe nga Afërdita Onuzi, qëndron mbi të gjitha te personifikimi i tyre dhe përcjellja e aspekteve të jetës në shoqërinë e atyre viteve.Supriza më e veçantë e kësja ekspozite ishte kostumi i Metvegjës dhe Luginës së Preshevës.