Bashkia e Tiranës, Ramës: Për 11 vjet e le pa dekor Tiranën për festën e Flamurit

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kreut të selisë rozë Edi Rama lidhur me dekorin e kryeqytetit për 100 vjetorin e pavarësisë.Përmes një deklarate për mediat, Bashkia përshëndet pasionin e papritur të Ramës lidhur me dekorin e kryeqytetit nga ana e këtij institucioni, në një kohë kur sic thuhet ne deklaratën e Bashkisë, Rama për 11 vjet vite nuk e dekoroi Tiranën për festën e Flamurit.“Përshëndesim pasionin e papritur të Ramës për dekorin. Rama për 11 vite nuk e dekoroi Tiranën për festën e Flamurit. Informojmë Zotin.Rama se dekorimi i Pallatit të Kulturës do të nisë më 15 nëntor”thuhet në deklaratën e Bashkisë.Më herët kreu i PS-së përmes rrjetit social twitter deklaroi se “Pallati i Kultures dekorohet per 100 vjetorin si te qe Qender Tregtare qe reklamon shkume rroje me cmim te leverdisshem”.