Sërish drogë në kufi, sekuestrohen 192 kg marijuanë, në pranga shqiptari

Kapet sërish drogë në kufirin shqiptaro-grek. Mbrëmjen e sotme policia greke ka bërë të mundur sekuestrimin e 192 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa ka vënë në pranga edhe një shtetas shqiptar si posedues të lëndës narkotike.Sic bëjnë me dije autoritetet greke të policisë droga u kap në një automjet me drejtues një 31-vjeçar shqiptar në aksin Kakavijë-Janinë, në vendin e quajtur "Agio Georgio".Mësohet se sasia e lëndës narkotike u gjet në portobagazhin e automjetit e paketuar në 182 pako, ndërsa dyshohet se ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër.