Udhëtimi i Ismail Qemalit vjen me fakte nga gazetari Ilir Ikonomi

Pasqyrimi i rolit të Ismail Qemalit në krijimin e shtetit të pavarur është subjekti i librit “Pavarësia, udhëtim i paharruar i Ismail Qemalit” i hedhur në treg prej gazetarit Ilir Ikonomi.I pranishëm në këtë promovim kryeministri Sali Berisha e përcaktoi librin si një monument të vendosur në historinë e vendit.Kreu i qeverisë bëri edhe njëherë thirrje për krijimin e një histori të vërtetë dhe jo të deformuar."Ismail Qemali është një piedestal i kombit dhe ka shumë arsye që shqiptarët të ndjehen krenarë. Historianë dhe studiues po punojnë që në këtë 100 vjetor të pavarësisë, historia të mos jetë e shkruar siç ka qënë më parë, por të thotë të vërteta të mëdha”tha ai.Ndërkohë që vetë autori e përcaktoi librin si një udhëtim të vecantë në veprimtarinë e Ismail Qemalit.Promovimi i këtij libri i dedikohet organizimeve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.