Wollfarth: Ndiqni shembullin e SHBA, numëroni votat shpejt në 2013

Tabloja e vonesës së numërimit të votave në zgjedhjet vendore të 2011-ës duket se do të mbetet edhe për një kohë të gjatë në vëmendjen e Ambasadorëve.Pas kryediplomatit të SHBA-së edhe kreu i preznecës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth kërkoi që Shqipëria të ndjekë shembullin e SHBA dhe në zgjedhjet e 2013-tës, procesi i numërimit të votave në Shqipëri të jetë i shpejtë.“Votat në Amerikë janë numëruar dhe tashmë është Obama që u rikonfirmua si president. Ne kemi parë se sa shpjet janë numëruar votat por shpresoj që kjo të ndodhë edhe në Shqipëri. Dita e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të punojnë për këtë ditë që është edhe momenti kur shkohet dhe hidhet vota. Pas përmbylljes së fushatës zgjedhore duhet të punohet për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishme” theksoi Wollfarth.Në intervistën për Ora News, ambasadori i OSBE-së vlerësoi rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë të Barack Obamës.