Panariti apel klasës politike: Votoni 3 ligjet brenda 20 nëntorit
Ende nën impresionet pozitivetë përmbylljes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, të cilat rikonfirmuan për një mandat të dytë si President Barack Obamën, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti i bën apel politikës shqiptare të bashkëpunojë për të përmbushur objektivat që ka vendi. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News me drejtorin e Informacionit Patrik Sadikaj, Panariti theksoi se politika shqiptare duhet të përqafojë vlerat që përcjell politika amerikane, të instalojë të njëjtën frymë dhe të përqafojë të njëjtat vlera demokracie. Në këtë kontekst, për përbushjen e objektivit madhor të marrjes së statusit kandidat për në BE, si dhe për të demostruar besueshmëri në sytë e ndërkombëtarëve ai shtroi nevojën emergjente për kalimin e 3 ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar brenda datës 20 nëntor.“Unë dua të vlerësoj modelin e qytetarisë dhe të kulturës që këto zgjedhje përçuan në të gjithë botën. Edhe politikës shqiptare i nevojitet të instalojë këto vlera të demokracisë, të kompromisit që kërkohet përpara sfidave që ne kemi përballë. Të dy kandidatët bënë një garë të jashtëzakonshme dhe unë dëgjova edhe fjalimin e presidentit Obama dhe të rivalit të tij Romney. Të dy kandidatët ishin të gatshëm të bashkëpunonin me njëri tjetrin. Duhet që edhe politika shqiptare të instalojë të njëjtën frymë dhe të përqafojë të njëjtat vlera. Sfida madhore është statusi kandidat, kalimi i tre ligjeve që nuk u përkasin interesave partiakë por interesave të qytetarëve dhe interesave tona kombëtare. Jemi në një emergjence kohore, duhen kaluar brenda datës 20 nëntor, në mënyrë që në mbledhjen e KiE të shpresojmë për marrjen e statusit kandidat, nuk duhet ti shtyjmë gjërat për të qene të besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve. Kompromisi duhet të jetë fryt i qëndrimit të brendshëm dhe i qëndrueshëm, sduhet të presim vetëm ardhjen e autoriteteve ndërkombëtare, sa kohë që ne se japim këtë mesazh do kemi problem të jemi të besueshëm. Këto ligje duhet të votohen sa më parë, natyrisht ka problem, por cështje të tilla skanë lidhje organike mes tyre” deklaroi Panariti.Për të mbetur sërish në zgjedhjet në SHBA, Panariti vlerësoi se fitorja e Obamës ishte një fitore e qartë, produkt i angazhimit dhe ndërmarrjes së reformave të thella si në sistemin e brendshëm ashtu edhe në politikën e jashtme. E nisur nga kjo sipas tij, votuesit amerikanë i besuan një mandat të dytë për të cuar dhe përmbyllur pikërisht sfidat e ndërmarra gjatë mandatit të parë, ku sipas tij ajo më e rëndësishmja në këtë 4 vjecar do të jetë konflikti në Siri.“Fitorja e Obamës ishte një fitore e qartë. Reforma më e rëndësishme me të cilën filloi mandatin e tij të parë ishte ajo shëndetësore, me të cilën bëri të mundur që cdo qytetar të fitonte sigurim shëndetësor, një nga reformat më të rëndësishme në historinë e Amerikës përmes të cilës përfituan me miliona amerikanë. Po kështu reforma të rëndësishme ndërmori edhe në fushën fiskale, krijimi i vendeve të reja të punës. Kishim reforma në planin ndërkombëtar, goditja ndaj Al qaedas, eleminimi i Bin Laden, apo Pranvera Arabe, ku SHBA ka rol thelbësor në procesin e tranzicionit për përshpejtimin e tij, po ndihmon në konsolidimin e shtetit demokratik në këto vende ku kjo traditë demokratike ka munguar prej kohësh. Ky proces është në vijim, sfida e ardhshme do të jetë Siria, ky konflikt mbjell pasiguri në këtë rajon. Politika e jashtme dhe roli i Obamës ka qenë i padiskutueshëm në këtë drejtim. Votuesit i besuan një mandat të dytë për të finalizuar këto sfida, si në rrafshin e brëndshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar” vlerësoi Ministri Panariti.E duke analizuar rolin e superfuqisë botërore edhe në rajonin e Ballkanit, Panariti shprehet i bindur se edhe në rast të një fitorje të kandidatit republikan në zgjedhjet Presidenciale asgjë nuk do të ndryshonte në raportet e vendit tonë me SHBA. Ndërkaq ai vlersoi edhe rolin e partnerit amerikan në dialogun Prishtinë-Begrad, ku theksoi se për të hedhur prapa të kaluarën nuk ka rrugë tjetër përvecse njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, qëndrim ky që zoti.Panariti ia bëri të qartë edhe homologut të tij serb gjatë vizitës që Ivan Mrkic pati në Tiranë.“Edhe sikur të fitonte Mitt Romney asgjë s`do kishte ndryshuar në politikën e jashtme në raport me ballkanin, apo me Shqipërinë. Aleanca strategjike dhe natyrore me vendin tonë ka qenë dhe do mbetet e patundur për të ardhmen. Roli i Obamës është shumë i rëndësishëm në dialogun Prishtinë-Beograd, e përforcoi më tej edhe vizita e sekretares Clinton. Fillimi i dialogut nën patronazhin e SHBA-së dhe BE duhet të finalizohet në të ardhmen dhe me njohjen e sovranitetit nga të dyja shtetet. Shtetet duhet të ndahen nga njëra-tjetra dhe e kaluara e tyre, mënyra më e mirë drejt kësaj është që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk ka kthim. ShBA ka një rol lekomotiv në botë, në mandatin e dytë të Obamës roli i SHBA do të fuqizohet edhe më shumë. Jemi të bindur që do të kemi mbështetjen e SHBA për integrimin europian dhe në sfidat tona në luftën kundër terrorizmit” u shpreh Ministri i Jashtëm.Kryediplomati shqiptar ka komentuar edhe përmbylljen e mandatit 6 mujor të kryesimit të Presidencës së KiE. Duke preferuar të interpretojë suksesin e kësaj periudhe nga 23 maji i këtij viti deri në 9 nëntor, kur do ti kalohet presidenca e radhës shtetit të Andorës, përmes gojës së përfaqësuesve të këtij institucioni ai iu referua deklaratës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Jean-Claude Mignon, i cili e ka vlerësuar një Presidencë shumë të suksesshme, jashtë pritshmërisë optimiste që ata kanë pasur ndaj vendit tonë.Është vështirë të bësh një vlerësim të vetes, preferoj që këtë vlerësim ta bëj me gojën e vlerësime të të tjerëve. Citoj këtu Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Jean-Claude Mignon i cili ka deklaruar se performaca ka qenë përtej parashikimeve pozitive që ata kanë pasur, nga cilësia e performancës. Po shkojmë drejt datës 9 nëntor, kemi dhën një kontribut të madh në reformimin e gjykatës për të drejtat e njeriut, Shqipëria rrezatoi vlerat që ka në tolerancën fetare, në dialogun mes qytetarëve, brezave të ndryshëm, kulturave të ndryshme, jemi model për tu ndjekur jo vetëm në rajon por mbarë botën. E demostruam edhe përmes aktiviteteve, kishim aktivitetin për Holokausin në Tiranë, vumë përpara modelin shqiptar të këtij mirëkutimi përmesstrehimit të hebrenjve duke marrë përsipër edhe një risk, ndaj i shkonte shumë mirë kësaj Presidence motoja “Të bashkuar në diversitet”. Ndërmora një sërë vizitash në vendet e Afrikës veriore, pasi KiE mundohohet ta ushtrojë aktivitetin edhe përtej kufirit të Europës, e nisëm me Tunizinë u munduam të japim kontributin tonë në avancimin e demokracisë në këtë rajon. Morëm informacine të dobishme dhe dhamë asistencën tonë në promovimin e dialogut si dhe në hartimin e Kushtetutës së këtij vendi për ruajtjen e laikitetit të shtetit, diskutuam për formën e regjimit, po shkohet drejt një sistemi hibrid pasi kjo është zgjedhje e tyre, diskutuam edhe për fuqizimin e rolit të gruas. Kjo është një presidencë e shkëlqyer. Me 9 nentor do ti dorëzojmë Andorës Presidencën e ardhshme” deklaroi në RTV Ora News kryediplomati Edmond Panariti.