“Vizatimet ‘60-‘80", ekspozohen punët e ish-studentëve të Arteve
Të gjitha këto kanë mbetur si dëshmi në arkivin e Universitetit të Arteve të Bukura. Në ditët e sotme disa janë piktorë të njohur, disa pedagogë pranë Universitetit të Arteve, por dikur ata kanë qenë studentë në bankat e atij që quhej Instituti i Lartë i Arteve.Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, është Fakulteti i Arteve Pamore që nxjerr nga ky arkiv vepra të ish-studentëve të saj.Sipas kuratorit, Armir Hoxha, ekspozita është konceptuar sipas ndarjeve tematike, si nudo, portrete , punëtorësh, aksionistësh e modelesh të shkollës.Në muret e galerisë FAP janë varur rreth 50 punime, të gjitha në laps, dhe ndër autorët që kanë realizuar këto vizatime, mund të përmendim emrat e Anastas Kostandinit, Suzana Varvaricës, Lec Shkrelit, Aleksandër Filipit, Gazmend Mukës duke dëshmuar kontributin që ka dhënë arti pamor në këtë shekull.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 13 nëntor.